Organizata joqeveritare ka komentuar vendimin e KSHZ-së për të lejuar zgjedhje me vetëm me OBRM-PDUKM-në duke thënë se KSHZ gabon rëndë duke i miratuar këto zgjedhje, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Parlamenti duhej që të miratoj ndryshimet e Rregullores zgjedhore me të cilën rregullonte njësitë zgjedhore. Kjo gjë ishte e patjetërsueshme që të bëhet për shkak se njësitë zgjedhore 3, 4 dhe 6 e kanë tejkaluar normën e lejuar prej 5 % në raport me votuesit në njësitë zgjedhore që paraqet prishjen e njëanshmërinë e votës e cila njashtu është e garantuar me Kushtetutë. Edhe pse KSHZ dërgoi një letër deri te ministria e drejtësisë për këtë problem para shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa javën e kaluar dërgoi një letër deri te kryetari i Parlamentit ku kërkonte që të thirr Parlamentin për të sjell një ndryshim të tillë, megjithatë këto veprime nuk amnistohen nga fakti se në moment zbatohet procesi që po e shkel Rregulloren Zgjedhore dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Most./Telegrafi/