Nëpër rrjetet sociale janë shfaqur disa fotografi me vota nga burgu i Idrizovës në Shkup dhe për këtë ka reaguar Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga KSHZ thonë ”Votimi është bërë deri ora 19, më pas fletat e votimit do të vendosen në zarfe të kuqe ku do të shënohet venbanimi ku ka jetuar i burgosuri dhe do të dorëzohen tek komisioni për zgjedhjet në atë komunë. Këto vota do të numërohen nesër, pas mbarimit të votimit. Është e pa ndershme të gënjehet me publikim të rezultateve kur dihet se ende nuk janë numëruar votat e të burgosurve.” thonë nga KSHZ./Telegrafi/