Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pasditen e sotme në seancë ka konfirmuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj.
Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në fillim të seancës ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë afat dhe ka treguar se do të respektohen të gjitha afatet dhe të gjitha aktivitetet do të ndërmerren nga ana e tyre në përputhje me Kodin Zgjedhor. Ai njoftoi se për nesër po planifikohet shorti për numrat rendorë të fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare.
“Ky është një operacion i gjerë dhe kompleks që kërkon objektivisht më shumë kohë dhe gjykatat janë realisht të ngarkuara me punën e kontrolleve dhe trajtimit për të na dhënë ato të dhëna, informojmë publikun që të mos ketë konfuzion se mundësisht janë tejkaluar disa afate. Pra, KSHZ është brenda afateve të përcaktuara. Ne i përshtatemi plotësisht kalendarit për të gjitha veprimet elektorale dhe çfarë do të pasojë pas përcaktimit të listave”, tha Kondarko.
KSHZ-ja në seancën e sotme të 95-të konstatoi se në të gjashtë njësitë zgjedhore lista për deputetë kanë dorëzuar: Koalicioni për “Ardhmërinë Evropiane” i udhëhequr nga LSDM, Koalicioni “Me guxim për Maqedoninë” udhëhequr nga OQM dhe Integra, Partia e tretë e epokës maqedonase, listë e pavarur, partia politike “E Majta”, Koalicioni “Fronti Evropian” – udhëhequr nga BDI, Koalicioni “Vlen”, Koalicioni “Maqedonia juaj” udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe Koalicioni Lëvizja “ZNAM”.
Ka edhe parti tjera më të vogla të cilat kanë dorëzuar lista vetëm në disa njësi zgjedhore.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski informoi se Alternativa e Re është duke bërë korrigjime dhe lista ende nuk është kompletuar, por thekson se afatet për korrigjime që duhet t’i bëjnë partitë janë ende në rrjedhë.