Site icon Telegrafi

KSHZ kërkon që të rishikohet vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), përpara Këshillit të Sigurimit të nesërm të thirrur nga Presidenti Stevo Pendarovski në lidhje me përhapjen e coronavirusit, kërkoi nga udhëheqësia e shtetit që të rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill.

Anëtarët e KSHZ-së në seancën e sotme theksuan se kjo nuk ka të bëjë vetëm me ditën e zgjedhjeve, por që shumë njerëz janë të përfshirë në këtë proces, të cilët kanë nevojë të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Vetëm anëtarë të bordit të zgjedhjeve janë 35.000, ndërsa plotësues janë edhe anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore, ndërsa në organizimin e zgjedhjeve janë të përfshirë gjithashtu një numër të madh i stafit administrativ, teknik dhe logjistik. Duhet të vendosen 3.200 persona nga personeli mjekësor që janë anëtarë të bordit zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version