Nëpërmjet konferencës për shtyp nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) dolën me detaje për rrjedhën e votimit në këto zgjedhje presidenciale duke thënë se deri tani nuk ka parregullsi zgjedhore.
Deri në orën 10:00 gjithsej kanë votuar 99.192 votues apo 6.31 për qind nga numri i përsëritshëm i votuesve në Listën Zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni
Komunat me më së shumti votues është komuna e Kriva Pallankës 14.91 për qind, Demir Kapisë 13.24 për qind, Kratovës 12.46 për qind dhe Berova 11.06 për qind, ndërsa me dalje më të ulët janë komuna e Vrapçishtit 1.60 për qind, Dibra 1.29 për qind, Bogovina 1.31 për qind.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 10:00 kishin votuar 6.1 për qind e qytetarëve./Telegrafi/