Site icon Telegrafi

KSHZ: Jehona në zgjedhjet e djeshme ka qenë 41.85 përqind

Në zgjedhjet e djeshme presidenciale prej 1.808.131 votuesve të regjistruar, të drejtën e tyre e kanë realizuar 755.816, gjegjësisht jehona ka qenë 41.85 për qind, informuan në konferencë për shtyp Komision Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në Konkluzionin për publikimin e rezultateve përfundimtare nga raundi i parë i votimit për president të Republikës, që KSHZ-ja e shqyrtoi sot në seancë, është theksuar edhe numri i votave që i ka secili nga tre kandidatët, pjesëmarrës në garën zgjedhore. Stevo Pendarovski ka marrë 323.892 vota, Gordana Siljanovska-Daavkova ka marrë 319.364 vota, ndërsa Blerim Reka 79.921 vota.

“Sipas nenit 120 të Kodit Zgjedhor KSHZ-ja ka konfirmuar se asnjëri nga tre kandidatët nuk e ka marrë numrin e nevojshëm të votave që të zgjidhet president i Republikës, ndërsa sipas nenit 21 paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor në raundin e dytë do të votohet për dy kandidatë të cilët në raundin e parë kanë marrë më shumë vota gjegjësisht për Stevo Pendarovskin dhe për Gordana Selanovska-Davkovën”, tha në seancë kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.

Në seancën e Komisionit do të shqyrtohet dhe vendoset përmes detyrës zyrtare për votim në vendvotimin 2564 në Gjorçe Petrov dhe pas kundërshtimit për mbrojtje e të drejtës zgjedhore për vendvotimin 0006 në Berovë./Telegrafi/

Exit mobile version