Site icon Telegrafi

KSHZ-ja sot do të vendosë për ankesën e fundit të LSDM-së

KSHZ-ja sot do të vendos për ankesën e fundit të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, njëkohësisht edhe ankesa e fundit për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme. Seanca është parapa që të fillojë në orën 11:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në Gjykatën Administrative ka afat prej 48 orëve pas pranimit të ankesave të vendoset për to. Vendimi duhet të shpallet në afat prej 24 orëve në web-faqe.

Pas ankesave Gjykata Administrative, do të vendosë në një këshill prej pesë gjykatësve, të cilët do të zgjidhen me short, në seancë publike.

Për shkak të prolongimin të seancave të KSHZ-së, rezultatet përfundimtare mund të shpallen më së voni deri 21 dhjetor./Telegrafi/

Exit mobile version