Komisioni Shterëror Zgjedhor sot në orën 18 do të mbajë seancën e 88 me rradhë, në të cilën në rend dite është edhe vendimi për zgjedhjen e operatorit më të mirë për ndryshimin dhe përmirësimin e softwerit për sistemin e integruar të informacioneve për menaxhim me proceset e zgjedhjeve parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite gjithashtu është edhe vendimi për zgjedhje të operatorit të përshtatshëm për web-aplikacionin për futjen e të dhënave për pagesën e komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në misionet diplomatike dhe konsullore./Telegrafi/