Telegrafi

KSHZ-ja me përmirësim: Përllogariten 1.416 fletëvotime të reja

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje sot miratoi konkludim me të cilin përmirësohet gabimi teknik gjatë publikimit të rezultateve të enjten.

Sipas dokumentit, KSHZ ka përllogaritur 1.416 fletëvotime dhe se numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rritur në 98, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kreu u KSHZ-së, Oliver Derkoski deklaroi se këto numra nuk do të ndikojnë në rezultatin zgjedhor.

KSHZ të enjten njoftoi se kanë votuar 942.334 votues, ndërsa prej tyre 31.466 janë të pavlefshme./Telegrafi/