Komisioni Shtetëror për Zgjedhje sot miratoi konkludim me të cilin përmirësohet gabimi teknik gjatë publikimit të rezultateve të enjten.
Sipas dokumentit, KSHZ ka përllogaritur 1.416 fletëvotime dhe se numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rritur në 98, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kreu u KSHZ-së, Oliver Derkoski deklaroi se këto numra nuk do të ndikojnë në rezultatin zgjedhor.
KSHZ të enjten njoftoi se kanë votuar 942.334 votues, ndërsa prej tyre 31.466 janë të pavlefshme./Telegrafi/