Nuk ka shpëtim nga aktivitetet e partive, ndaj të cilave qytetarët janë të ekspozuar çdo ditë, sepse partitë e kanë hartuar Kodin Zgjedhor sipas dëshirës së tyre. Sipas nenit 69-a, tubimet publike, afishet, prezantimet video në vendet publike, prezantimet zgjedhore në media dhe në internet, shpërndarja e materialeve të shtypura dhe materialeve janë të ligjshme edhe para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) thonë se ata nuk kanë pranuar asnjë parashtresë apo ankesë për fushatën e nisur para kohe. Nëse arrin, duhet të trajtohet brenda 72 orëve.
“Nuk lejohet vetëm të promovohen kandidatët dhe programet e tyre në lidhje me zgjedhjet. Ajo që ne të gjithë shohim si qytetarë është politikë e ditore dhe KSHZ-ja nuk ka asnjë autoritet për funksionimin e përditshëm politik të partive në mediat publike”, tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se nga punonjësit e shëndetësisë i presin së shpejti protokollet zyrtare dhe udhëzimet për ditën e zgjedhjeve, që ata duhet ti integrojnë në udhëzimet e tyre./Alsat/