Site icon Telegrafi

”KSHZ-ja në Maqedoni përfitoi 100 mijë euro nga e drejta e kompenzimit të tyre”

Sipas gazetës ditore ”Slloboden Peçat”, anëtarët e KSHZ-së kanë siguruar përfitime të mëdhaja për organizimin e zgjedhjeve në Maqedoni.

Shuma që përmend kjo gazetë arrijnë në 100 mijë euro, respektivisht kalkulimi tregon se në dy vitet e fundit, përpos rrogës së rregullt, anëtarët e KSHZ-së kanë përfituar nga 11 mijë euro plotësuese.

Ndër përfituesit e dyshuar është edhe vetë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çipakovski. Sipas tij, deri tre rroga shtesë duhet që anëtarët e KSHZ-së t’i përfitojnë, kurse si zgjidhje më të mirë e sheh ndërhyrjen në Ligjin për zgjedhje, pra në fshirjen e Nenit 19, i përfshirë në vitin 2014 që parasheh kompenzim për kryetarin dhe anëtarët e KSHZ-së.

Përveç tyre, përfitime kanë edhe anëtarët e administratës, si edhe të punësuarit tjerë në KSHZ./Telegrafi/

Exit mobile version