Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parakohshme, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka filluar të organizojë dhe zbatojë punëtori rajonale nëpër Komisionet zgjedhore komunale (KZK), përcjell Telegrafi Maqedoni/
Qëllimi i punëtorive është që secila KZK të përgatitë një plan për aktivitetet me afat kohorë, si edhe të kenë njerëz për kryerjen e detyrave.
Përfshirë 30 shtatorin, do të zbatohen 14 punëtori rajonale edhe atë, 4 në Shkup, dy në Shtip, si edhe nga një në Strumicë, Bogdanci, Prilep, Manastir, Ohër, Tetovë, Kumanovë dhe Gostivar./Telegrafi/