Në një komunikatë të lëshuar nga KSHZ-ja sonte, kanë demantuar, siç i quajnë ata, dezinformatat dhe spekulimet që po shpërndahen në opinion, në lidhje me shtypjen e 80 mijë fletëvotimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çertifikatat e Listës Zgjedhore janë të vulosura, kontrolluara dhe nënshkruara nga të gjithë anëtarët e KSHZ-së. Gjithashtu janë të vulosura edhe fletëvotimet, të cilat paketohen për të arritur tek organet komunale, gjatë ditëve të ardhshme. Njoftojmë se nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me shtypjen e 80 mijë fletëvotimeve për testim”, thuhet në komunikatën e KSHZ-së.
KSHZ informoi se nesër në hapësirat e saj, do të votojnë për anëtarët e këshillave zgjedhorë, të cilët më pas do të votojnë për misionet diplomatike dhe konsullore të RM-së jashtë vendit./Telegrafi/