Site icon Telegrafi

KSHZ ia dorëzoi vendimin për president Pendarovskit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e saj të sotshme ia dorëzoi vendimin Stevo Pendarovskit për Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më herët, KSHZ publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave Pendarovski u zgjodh kryetar i shtetit.

Lexo po ashtu KSHZ edhe zyrtarisht e konfirmoi fitoren e Pendarovskit

Nesër pritet inaugurimi i Stevo Pendarovski në një seancë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën zyrtarisht do të fillojë mandatin pesëvjeçar./Telegrafi/

Exit mobile version