Ka përfunduar karavani edukativ i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e cila zgjati dy javëve të fundit. Ai vizitoi gjithsej 15 qytete: Veles, Shtip, Koçan, Kavadar, Prilep, Manastir, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Strumicë, Kumanovë, Gjevgjeli, Vevçan dhe disa komuna në Shkup, duke mbuluar sa më shumë votues në territorin e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni .
KSHZ, në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2019-ës dhe në kuadër të fushatës “Vot për vote, vendosi që në këtë mënyrë të ketë qasje ndaj qytetarëve për qëllim të komunikimit të drejtpërdrejtë.
“KSHZ gjatë fushatës me qytetarët ka shpërndarë informacione për të drejtat e tyre, ka informuar për metodat e votimit, edukimit të rëndësisë dhe përgjegjësisë së votës, dhe u sqaroi për ndalesat që ekzistojnë në vendvotimet”, thonë nga KSHZ.
Nga KSHZ thonë se kjo mënyrë e komunikimit me qytetarët ndihmon në informimin e vërtet që të vihet tek secili votues dhe të heqin moskuptimet në opinioni./Telegrafi/