Site icon Telegrafi

KSHZ fillon aktivitetet për zgjedhjet kuvendare në Maqedoni

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sot shqyrtoi Dekretin qeveritar për vazhdimin e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe në bazë të asaj do t’i fillojë aktivitetet për votim. Me dekretin, i cili sot është publikuar në Gazetë zyrtare dhe hyri në fuqi, KSHZ është e obliguar t’i ndërmarrë dhe t’i kryejë të gjitha aktivitetet e domosdoshme teknike dhe administrative për shkak të përgatitjes së veprimeve të tjera zgjedhore, në pajtim me Kodin zgjedhor.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski për MIA-n informoi se në bazë të atij Dekreti, KSHZ do të dërgojë shkresa në MPB dhe drejtoritë për sanksione dhe për udhëheqje të librave amë për grumbullimin e të dhënave të nevojshme për qytetarët.

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, KSHZ është e obliguar t’i ndërmarrë dhe kryejë të gjitha aktivitetet e domosdoshme teknike dhe administrative për shkak të përgatitjes së veprimeve të tjera zgjedhore, në pajtim me Kodin Zgjedhor.

Qeveria në mbledhjen e 64-t solli Dekret me fuqi ligjore për plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për çështje lidhur me procesin zgjedhor, me të cilin e angazhoi MPB-në në afat prej një dite nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, t’i parashtrojë KSHZ-së të dhënat nga neni 43 paragrafi 6 i Kodit zgjedhor, përkatësisht listën e shtetasve të cilët parashtruan kërkesë për nxjerrje të letërnjoftimit apo dokumentit të ri të udhëtimit në çfarëdo baze dhe të cilët i kanë marrë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti. MPB duhet të parashtrojë listë të personave të cilët do t’i mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve, përkatësisht ditën e 22-të nga ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme. Dekreti përcakton se KSHZ-ja, të dhënat për këta persona i regjistron në listën zgjedhore sipas detyrës zyrtare.

Në pajtim me dekretin, gjykatat themelore dhe Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, në afat prej tre ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, janë të obliguar t’i parashtrojnë KSHZ-së të dhënat për qytetarët, përfundimisht me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, sqarojnë nga Qeveria.

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, KSHZ dhe Enti shtetëror i statistikave janë të obliguar t’i vazhdojnë veprimet për azhurnim të listës zgjedhore, të ndërprera më 21 mars 2020, në pajtim me këtij dekreti dhe në pajtim me Kodin zgjedhor.

Ministria e Shëndetësisë, është e obliguar, sipas protokolleve të përcaktuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, për nevojat e zgjedhjeve, ndërkaq pas të dhënave të marra nga KSHZ-ja, të sigurojë maska mbrojtëse, dorëza dhe pajisje tjetër mbrojtëse për të gjithë anëtarët e organeve zgjedhore dhe mejte për dezinfektim të çdo vendvotimi. Sipas informatave nga KSHZ, lidhur me sigurimin e pajisjes mbrojtëse për zgjedhjet, anëtarët e Komisionit do të kenë takim me përfaqësues qeveritarë të hënën.

Partitë nuk i kanë të harmonizuara qëndrimet për datën e zgjedhjeve. Partitë në pushtet insistojnë që ajo të jetë 5 korriku apo 8 korriku, përderisa OBRM-PDUKM akoma nuk ka kumtuar data. Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij u bëri thirrje liderëve që sot të ulen dhe të dakordohen për zgjedhjet, në mënyrë që vendi të mos futet sërish në krizë./MIA

Exit mobile version