Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pasdite në orën 14:00 do të mbajë seancë në të cilën duhet që ta përmbyllë Listën Zgjedhore.
KSHZ-ja deri sot duhet që t’i përfundojë ndryshimet që dalin nga verifikimi publik i Listës Zgjedhore që zgjati prej 23 shkurtit deri më 14 mars të vitit 2019.
Në këtë periudhë verifikim kanë bërë 53.972.000 qytetarë. Për 517 persona ishte marrë vendim për regjistrim në Listën Zgjedhore, për 412 është marrë vendim për fshirjen e tyre nga Lista Zgjedhore, ndërsa për 129 qytetarë është bërë ndryshimi i të dhënave të tyre.
Listën e përmbyllur Zgjedhore, respektivisht certifikatat nga lista në të cilën votohet, KSHZ-ja duhet që ta nënshkruajë 15 ditë para ditës së zgjedhjeve, respektivisht deri më 5 prill./Telegrafi/