Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) më së voni deri nesër duhet t’i konfirmojë listat e kandidatëve për koalicionet dhe partitë politike për pjesëmarrje në zgjedhjet më 12 prill.
Lista të kandidatëve në KSHZ dorëzuan 15 koalicione dhe parti politike, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm lista e partisë “Votë për Maqedoninë” për pesë njësi zgjedhore.
Sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor tani procedura për kontrollimin e kandidatëve zgjatë më shumë. Certifikatat që nuk janë të dënuar dhe të dhëna të tjera kontrollohen përmes gjykatave nga ana e KSHZ-së dhe për t’ia dorëzuar KSHZ-së gjykatat i kanë 24 orë për t’u përgjigjur në mënyrë elektronike, ndërsa më pas dokumentet t’ia dorëzojnë Komisionit përmes postës. Ka edhe afat për heqjen e parregullsive në lista.
Prej KSHZ-së thonë që disa nga listat që nuk janë konfirmuar ende janë vërejtur disa parregullsi, siç është mosrespektimi i kërkesës ligjore për proporcionin burra – gra.
Pas konfirmimit të listave të kandidatëve nga KSHZ-ja, me short do të përcaktohet renditja e listave të partive dhe koalicioneve në fletëvotim dhe ky numër do të jetë i njëjtë në të gjitha njësitë zgjedhor. Shorti duhet të mbahet më së voni deri më 20 mars, ndërsa listat duhet të publikohen zyrtarisht më 21 mars.
Fushata zgjedhore fillon më 23 mars, ndërsa mbaron më 10 prill në mesnatë.