Telegrafi

KSHZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 38.23 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në konferencë për shtyp ka dhënë informacione për procesin e votimeve dhe jehonën e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Siç informuan nga KSHZ deri në orën 17:00 kanë votuar 38.23 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa më shumë qytetarët kanë dalur në votime në komunat Aerodrom, Manastir, Bogdanci, Vallandovë, Vevçani, Gjevgjeli dhe disa komuna tjera. Ndërsa tek komunat me shumicë shqiptare, dalja e votuesve është e ulët.

Ndryshe, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 17:00 kishin votuar 35.13 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore./Telegrafi/