Site icon Telegrafi

KSHZ deri në ora 19:30 do të pranojë ankesa për rezultatin e zgjedhjeve

Deri në ora 19:30 është afati që mund të parashtrohet ankesë për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.

Në KSHZ dje arritën 82 ankesa dhe një kërkesë për kontroll në fletëvotimet e pavlefshme nga votimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të zëdhënësi të KSHZ-së, Admir Shabani, pjesa më e madhe e ankesave, 74, janë nga Aleanca për Shqiptarët, por ka edhe nga OBRM-PDUKM.

Deri ora 21:00 dje zgjati afati për parashtrimin e ankesave, ndërsa afatet e ankesave fillojnë të skadojnë nga pardhje kur KSHZ i publikoi rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve.

Pas përfundimit të afateve për parashtrimin e ankesave, KSHZ do të caktojë mbledhje ku publikisht do të shqyrtohet dhe do të vendoset./Telegrafi/

Exit mobile version