Telegrafi

KSHZ: Dalja në votim është 7.71 përqind

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në konferencën e parë për shtyp njoftoi se të gjitha 32 qendrat e votimit në misionet diplomatike dhe konsullore u hapën me kohë, ndërsa të drejtë vote kanë 1.781 votues.

Pjesëmarrja deri në orën 10:00 është 7.71 për qind.

Pjesëmarrja më e madhe nëpër misionet diplomatike dhe konsullore u regjistrua në Sarajevë me 25%, Bruksel me 16.33 dhe Pragë 14.58. Pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Stokholm./Telegrafi/