Site icon Telegrafi

KSHZ: Dalja e votuesve deri në orën 17:00 ka qenë 35.13 përqind (Foto/Video)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka dhënë informacione për daljen e votuesve deri në orën 17:00.

Ljupka Guguçevska nga KSHZ tha se nga informacionet që kanë marrë, 35.13 përqind e votuesve të regjistruar kanë dalur në votime, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket komunave me dalje me të madhe, ajo tha se janë Kriva Pallanka, Demir Kapia, Krusheva, Novaci, Prilepi, Vevçani dhe disa komuna tjera maqedonase.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në komunat shqiptare interesimi për votim në zgjedhjet presidenciale vazhdon të jetë i vogël.

Ndryshe, në garë për kryetar shteti janë Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Exit mobile version