Site icon Telegrafi

KSHZ caktoi seancë për ankesat e parashtruara për zgjedhjet e parakohshme

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për sot në orën 18:00 e caktoi seancën në të cilën do të fillojë shqyrtimi dhe vendosja për 2.142 ankesat e parashtruara për procedurën e votimit dhe për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga votimi në zgjedhjet e parakohshme kuvendare, për çka afati përfundoi mbrëmë në orën 19:30.
Së pari do të shqyrtohen ankesat e parashtruara për procedurën e votimit për çka afati përfundoi të premten në orën 21, ndërsa KSHZ-ja për to duhet të vendosë në afat prej 72 orëve.
Më së shumti ankesa ka parashtruar E majta 1.982, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje ishte në koalicion me Alternativën dje dhe pardje ka parashtruar gjithsej 151 ankesa. Ka edhe dy ankesa nga OBRM-PDUKM-ja të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e rezultateve të votimit. LSDM-ja, siç paralajmëroi, nuk ka parashtruar ankesa për këto zgjedhje.
Deri te KSHZ-ja është dorëzuar edhe një kërkesë për kontrollim të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.
Parashtruesit e listave kanë të drejtë të ankohen pas vendimeve të KSHZ-së deri te Gjykata Administrative.
Exit mobile version