Site icon Telegrafi

KSHZ anulon votimin në dy vendvotime në Kavadar dhe një në Kumanovë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka anuluar votimin në disa vendvotime, pasi nuk janë përputhur fletëvotimet që janë gjendur në kuti me numrin e personave që kanë votuar.

Nga gjashtë ankesa, votimi është anuluar në tre vendvotime, edhe atë dy në Kavadar dhe një në Kumanovë. KSHZ-ja gjithashtu mori vendim që të shkarkojë bordet zgjedhore në këto vendvotime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendvotimin 0684/1 në Kavadar ka pasur 368 persona të regjistruar që kanë votuar, kurse janë konstatuar 369 fletëvotime. Anëtarët e Këshillit zgjedhor kanë konstatuar edhe vetë lëshimin dhe e kanë evidentuar në procesverbal.

Në vendvotimin 0682, po ashtu në Kavadar lëshimi është bëre nga vetë anëtarja e këshillit zgjedhor e cila menjëherë pas hapjes së vendvotimit ka votuar dhe më vonë është konstatuar se nuk është e regjistruar në atë vendvotim për shkak se ka ndryshuar adresën.

Ndryshe, më herët KSHZ anuloi votimin edhe në një vendvotim në Gjorçe Petrov të Shkupit, ku gjithashtu konstatoi mospërputhje të fletëvotimeve që kanë qenë në kuti dhe personave të nënshkruar në Listën Zgjedhore./Telegrafi/

Lexo po ashtu Anulohet votimi në një vendvotim në Gjorçe Petrov të Shkupit
Exit mobile version