Telegrafi

KSHZ akoma pa përgjigje për fshirjen e qytetarëve nga Lista Zgjedhore

Edhe pas qindrave paralajmërimeve të qytetarëve që kanë arritu në 24 orët e fundit në organizatën qytetare “Civil”, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, akoma është pa përgjigje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç njoftimit zyrtar se bëhet fjalë për probleme teknike dhe se i njejti nuk ka ndikim mbi Listën Zgjedhore, KSHZ-ja nuk ka dhënë përgjigje konkrete për paralajmërimet e qytetarëve, se gjatë dy ditëve të fundit janë fshirë nga lista.

“Civil” edhe më tej insiston në një reagim adekuat nga ana e KSHZ-së, para se gjithash për qytetarët e Maqedonisë të cilët meritojnë informacione të drejta, të cilën e kanë të garantuar edhe me kushtetutë./Telegrafi/