Deri në orën 17:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në shtatë vendvotime, kanë votuar 2.071 ose 45,88 për qind, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Në vendvotimin 2101 në Zhelinë kanë votuar 503 votues, pra 50,65%.
Në vendvotimin 1194 në Krushevë kanë votuar 270 votues ose 57,57%.
Në vendvotimin 1202 në Krushevë kanë votuar 85 votues, përkatësisht 28,52%.
Në vendvotimin 1272 në Ohër kanë votuar 306 votues ose 43,04%.
Në vendvotimin 1470 në Dollnen kanë votuar 281 votues ose 42,71%.
Në vendvotimin 1470/1 në Dollnen kanë votuar 234 votues ose 37.03%.
Në vendvotimin 1844 në Strugë kanë votuar 392 votues, pra 52,06%.
Krahasuar me votimin e datës 8 maj 2024, deri në orën 17:00, ky rivotim tregon një rritje të pjesëmarrjes me 0.14 për qind në këto qendra votimi./Telegrafi/