Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka publikuar orarin e aktiviteteve në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lista përfundimtare zgjedhore, sipas së cilës do të votohet në këto zgjedhje, do të publikohet më 25 prill, njofton KSHZ-ja. Më pastaj, qytetarët kanë 15 ditë për të verifikuar nëse janë në listën zgjedhore, apo nuk janë.
Votuesit nga diaspora do të kenë mundësi që deri më 9 maj të paraqiten për t’u regjistruar, kurse Ministria e punëve të jashtme, brenda 5 ditësh duhet të dorëzojë të dhënat për diplomatët, të punësuarit në ambasada dhe konzullata.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, nuk e ka nënshkruar listën zgjedhore, por vetëm orarin e aktiviteteve. Ende nuk është e qartë, nëse më 25 prill do ta nënshkruaj Listën zgjedhore./Telegrafi/