Telegrafi

KSHPK pranoi ankesën e Siljanovska Davkovës për shkelje të rregullave zgjedhore

Dyshimet për shkelje të dispozitave të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe Kodit zgjedhor janë të bazuara, pranohet ankesa e kandidates për president Gordana Siljanovska Davkova. Kështu vendosi sot njëzëri, me pesë vota, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke vepruar sipas ankesës së kandidates për presidente nga OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska – Davkova. Ankesa i referohej shkeljes së rregullave zgjedhore.

Komisioni, në përputhje me kompetencat e tij, do të marrë masa dhe do të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë para organeve kompetente.

Kundër vendimit lejohet padi në Gjykatën Administrative.

Sipas kundërshtimit të Siljanovska – Davkova, të dorëzuar më 6 prill në KSHPK, Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, vendos marrëdhënie pune me kandidatët që ndjekin trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Në sqarimin e ankesës, shkruhet se në janar 2023, Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikoi shpalljen për pranimin e 130 kursantëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë të ardhshëm dhe pas testeve të kryera më parë të gjuhës së huaj, testi psikologjik dhe testin e integritetit, më 29 mars 2024, Akademia e Gjyqtarëve shpalli orarin e dhënies së testit kualifikues.

“Ky test aktualisht është duke u bërë nga 299 persona, gjë që tregon qartë se procedura për lidhjen e marrëdhënies së punës ka filluar dhe nuk është lënë pezull, me çka Akademia e Gjyqtarëve shkel në mënyrë flagrante Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Kodi Zgjedhor”, shkruan në ankesën Siljanovska – Davkova./Telegrafi/