Telegrafi

KSHPK: Akuzat e Gjorge Ivanovit janë të pabaza

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka reaguar pas akuzave të ish-presidentit Gjorge Ivanov, në drejtim të tyre.

Nga KSHPK thonë se me zhgënjim e kanë pranuar letrën e ish-presidentit dhe i hedhin poshtë akuzat e tij, duke thënë se janë të pabaza.

Në kumtesë theksohet se KSHPK është trup kolektiv dhe të gjitha vendimet i miraton në seancë publike me shumicë votash, ashtu që janë të pabaza dyshimet për keqpërdorim të funksionit.

Nga KSHPK thonë se për kërkesën e dorëzuar nga ish presidenti Ivanov, do të përgjigjen me shkrim./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ish-presidenti Ivanov kërkon informacioni nga KSHPK për lëndët e hapura ndaj tij