Site icon Telegrafi

Kryqi i Kuq: Donacionet nuk guxon t’i prekë kush, pa vendim të Këshillit ekzekutiv

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq në Maqedoni, Sait Saiti u përgjigjet dyshimeve dhe pyetjeve se si do të ndahen paratë e mbledhura nga qytetarët për rajonet e prekura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai bën të ditur se deri tani janë mbledhur 650.000 euro përmes xhirollogarisë në ”Fondi për solidaritet” dhe përmes numrit për donacion, 143 400. Planifikohet që këto para t’u shpërndahen atyre që kanë pësuar nga përmbytjet, në fushatën që do të zgjatë deri më 21 gusht.

Saiti deklaron se këto mjete nuk kanë asnjë ndërlidhje me dëmshpërblimin e paralajmëruar nga Qeveria, ose me ndonjë organizatë tjetër apo grup që mbledh ndihma humanitare.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Pritet që fondit të Kryqit të kuq t’i arrijnë ndihma nga Kryqet e kuq të Bullgarisë (5000 euro), Sllovenisë (7000 euro) dhe Bosnja e Hercegovina (10.000 euro).

Sekretari Saiti i ka hedhur poshtë akuzat për reagim selektiv dhe ndarje selektive të ndihmave, duke shtuar se paratë nuk guxon t’i prekë kush, pa vendim të Këshillit ekzekutiv dhe pa kritere për shpërndarrje./Telegrafi/

Exit mobile version