Site icon Telegrafi

Kryqëzimi: A lejohet makina blu të kthehet majtas?

Shikoni situatën e trafikut në foto, pastaj përpiquni të jepni përgjigjen në më pak se një minutë…

Në kryqëzimin në foto, në rrugën ku semaforët tregojnë një dritë jeshile, në pjesën e poshtme të saj ka mjaft bllokim trafiku. Në këtë situatë drejtuesit e mjeteve nga ana e sipërme e kryqëzimit nuk hyjnë në të, pasi trafiku në pjesën tjetër të rrugës, pas kryqëzimit është i ngjeshur, për këtë arsye nuk mund të kalojnë më tutje.

Semafori i tregon një dritë jeshile drejtuesit të mjetit nga pjesa e poshtme e rrugës, të cilit i vijnë automjetet nga ana e sipërme e kryqëzimit nga e djathta. Ai po përpiqet të kthehet majtas në rrugë, transmeton Telegrafi.

Pyetja është: A lejohet makina blu të kthehet majtas, para se të lejojë mjetet që vijnë nga e djathta?

1. Lejohet.
2. Nuk lejohet.
3. Lejohet sepse mjetet që vijnë nga e djathta nuk lëvizin për momentin.
4. Assesi nuk lejohet, para se të lejojë të gjitha mjetet të cilat i vijnë nga ana e djathtë.

Përgjigja:

Makina blu, në situatën në foto, nuk lejohet të kthehet majtas. Prandaj, përgjigjja e saktë është nën numrin 2.

Kjo është kështu, pasi as drita jeshile në semafor dhe as mjetet që në rast kthese vijnë nga e djathta nuk kanë lidhje me faktin që makina blu nuk lejohet të kthehet majtas.

Makina nuk duhet të kthehet sepse nuk është në korsinë e duhur që të kthehet. Përpara një kthese të mundshme në të majtë, shoferi duhet të rilidhet në korsinë e majtë, më pas të presë që automjetet që vijnë nga e djathta të kalojnë dhe vetëm më pas të kthehet majtas.

Lexo po ashtu Mendoni mirë: Në cilat drejtime lejohet të lëvizë vetura e kaltër?

Është interesante të theksohet edhe për këtë situatë se drejtuesit e mjeteve nga ana e sipërme e kryqëzimit të cilët nuk hyjnë në të për shkak të bllokimit të trafikut në pjesën tjetër të rrugës – veprojnë drejt, pasi në të kundërtën do të bllokonin kryqëzimin. /Telegrafi/

Exit mobile version