Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se kryeministri Haradinaj po i përdorë mençur disa nga temat aktuale me të cilat po përballet Kosova.
“Vendimi për taksat[ndaj Serbisë], i cili ka një mbështetje të gjerë opozitare dhe presim javën e ardhshme të kemi ligjin për ushtrinë, janë instrumente që po i përdorë mençur kryeministri Haradinaj për të pasur paqe edhe me opozitën”.
Kryeziu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se opozita nuk i ka numrat dhe nuk e shoh si të afërt rënien e Qeverisë.
“Nuk mendoj se PDK-së e as opozitës do t’i shërbente në këtë periudhë të shkojnë në zgjedhje, sepse Ramush Haradinaj me taksën 100% dhe ligjin e kryer për ushtrinë do të ishte i favorizuar…”, tha ai, Përcjell Telegrafi.
Pjesëtari i shoqërisë civile thotë se janë disa vendime që në dhjetë vjeçarin e fundit disa qeveri kanë hezituar t’i marrin, ndërsa Ramush Haradinaj i ka marrë.
“Kemi disa ligje si ai për Prishtinën, që nëse do të shkonim në zgjedhje do të ishin favor për Haradinajn”.
Sipas Kryeziut, edhe qëndrimi i Haradinajt për kundër shkëmbimit të territoreve do të ishte plus për Haradinajn në rast të zgjedhjeve të shpejta.
“Sfidë për Haradinajn mbetet qëndrueshmëria e tij ndaj taksës për produktet serbe”, tha më tej Ismet Kryeziu i KDI-së./Telegrafi/