Zëdhënësi i qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka treguar për hapat që do të ndërmarrin nëse Presidenti dekreton kandidatin e LDK-së për kryeministër.
Kryeziu në RTV Dukagjini ka thënë se është shqetësues komunikimi pa transparencë i Presidentit me kryetarin e LDK-së për një çështje të rëndësishme siç mund të jetë formimi i një qeveri të re.
Ai ka thënë se posa të bëhet publik dekreti i Presidentit do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, përcjell Telegrafi.
“Pos Gjykatës Kushtetuese një opinion do ta kërkojmë edhe nga Komisioni i Venecias”.
Kryeziu thotë se derisa të publikohet dekreti i Presidentit qeveria do të vazhdon të jetë në krye detyrës.
Zëdhënësi i qeverisë në detyrë ka folur edhe për fondin që po njihet në publik si “Fondi i Diasporës”.
“Deri më sot në këtë fond kanë ardhur më shumë se 680 mijë euro. Këto fonde do të përdoren vetëm për pandeminë përkatësisht menaxhimin në luftimin e pandemisë së COVID-19”.
Kryeziu thotë se të gjitha transaksionet që do të bëhen nga ky fond do të regjistrohen./Telegrafi/