Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, ka reaguar pas nismës së Vetëvendosjes, për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Këtë veprim, Kryeziu e ka konsideruar tendencë e një qeverisjeje autoritare.
“Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë, në këto momente edhe pa asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare”, shprehet ai.
Kjo sipas tij, është tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës’’.
“Nisje jo e mirë e kësaj shumice për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës”, ka shkruar Kryeziu, njofton Telegrafi.
Këtë veprim të Qeverisë e kanë kundërshtuar edhe partitë opozitare.