Hekuran Kryeziu është zgjedhur nga klubi si fytyra më adekuate për t’i prezantuar fanellat e reja.
Mesfushori fantastik i Kosovës ka prezantuar fanellat e klubit të madh zviceran, Luzern.
Bardh e kaltërtit që kanë kontratë me gjigantin e veshmbathjeve ‘Adidas’ kanë prezantuar katër fanellat e reja për edicionin 2017/18.
Kryeziu ishte në qendër të vëmendjes në prezantimin e fanellave, pasi në momentin që ka dalë para tifozëve, ai u prit jashtëzakonisht mirë.
Por edhe pse është lojtari më i dashur në Luzern, Kryeziu mund të largohet gjatë kësaj vere.
Interesim për yllin e Përfaqësueses së Kosovës kanë shprehur disa skuadra italiane dhe gjermane.
Por së fundmi në garë për të është futur edhe skuadra e njohur spanjolle Malaga. /Telegrafi/