Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ende nuk është caktuar ndonjë datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Ai ka thënë se reciprociteti është qëndrim parimor dhe qëndrimi i tyre është i njohur edhe sot dhe ka qenë i njohur edhe në të kaluarën.
“Ne jemi të interesuar për trajtim të barabartë. Unë mendoj që askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit”, ka thënë ai.
Kryeziu ka thënë se nuk ka një datë të caktuar për vendosje të reciprocitetit, duke shtuar se kjo vendoset në bazë të parimeve. /Telegrafi/