Site icon Telegrafi

Kryeziu: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen, de-eskalimi ka ndodhur

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka treguar arsyen se pse Bashkimi Evropian duhet t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kryeziu ka thënë se rasti është shumë i thjeshtë, duke prezantuar përmes fotove dy situata.

“Bashkimi Evropian i ka vendosur masa Kosovës sepse e ka fajësuar atë, padrejtësisht, për eskalimin e situatës që shihet në foton e parë (maj 2023). Ndërkaq, në foton e dytë, mund të shihet Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pranë të njëjtës ndërtesë duke lëvizur i papenguar (prill 2024)”, ka shkruar kryeziu në një postim në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Kryeziu ka thënë se “është e qartë që deeskalimi ka ndodhur”.

“Prandaj është po aq e qartë që masat ndaj Kosovës duhet të hiqen”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Stano: Për largimin e masave vendosin shtetet anëtare të BE-së, jo politikanët e Kosovës

Reagimi i Kryeziut vjen si përgjigje ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, i cili ka thënë të enjten në konferencë për media, se BE-ja vendosi masa kundër Kosovës, shkaku i “krizave, vendimeve të njëanshme dhe eskalimeve në raport me Serbinë”. /Telegrafi/

Exit mobile version