Site icon Telegrafi

Kryeziu lider, e rikthen te fitorja Luzernin (Video)

Hekuran Kryeziu ka kaluar gripin që kishte dhe tani është rikthyer në momentin e duhur për t’i ndihmuar Luzernit të tij.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë vendimtar me inkuadrimin në ndeshje në pjesën e dytë.

Trajneri Markus Babel e aktivizoi Kryeziun në fushë në minutën e 60-të dhe vetëm 20 minuta më vonë doli të ishte zëvendësimi i duhur.

Në minutën e 80-të, Hekurani bëri një asistim fantastik tek shoku i skuadrës Schneuwly i cili shënoi golin e fitores 2-1 ndaj Luganos.

Kujtojmë që në golin e parë për mrekulli për Luzernin asistoi Jahmir Hyka.

Kryeziu 23-vjeçar, këtë edicion me Luzernin ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6QzPkEcrBRY

Exit mobile version