Site icon Telegrafi

Kryeziu: Kuvendi është i detyruar ta trajtojë Ligjin për Këshillin e Sigurisë

Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që ta kthejë në Kuvend Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Kryeziu ka thënë se në bazë të Kushtetutës dhe kompetencave për të cilat është autorizuar, presidenti i shtetit ka të drejtë vetëm njëherë ta kthej ligjin në shqyrtim në Parlament.

Se a është i obliguar të trajtojë një vendim të tillë çfarë është ai i presidentes për Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, Kadriu ka thënë se është i obliguar Kuvendi ta trajtojë.

“Është i obliguar ta trajtojë vetëm njëherë”, ka thënë Kryeziu për RTV Dukagjini.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka përdorë të drejtën e vetos, duke ia kthyer dy ligje për rishqyrtim Kuvendit të Kosovës.

Në vendimin e datës 18 nëntor, thuhet se përmbajtja aktuale e Ligjit për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani konfirmoi për Telegrafin se bëhet fjalë për Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë”, tha më tej Kupina në një deklaratë për Telegrafin. /Telegrafi/
Exit mobile version