Site icon Telegrafi

Kryeziu: Kurti s’ka nevojë të nënshkruajë asgjë, vetëm të zbatojë Asociacionin

Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka nevojë të nënshkruajë asgjë sa i përket Asociacionit.

Sipas Kryeziut, Kurti e ka për detyrë vetëm ta zbatojë atë.

“Të gjitha këto veprime që kanë ndodh edhe në Ohrid edhe veprimet tjera që kanë ndodh, kanë qenë komunikim për zbatimin e  39 marrëveshjeve, në mesin e tyre edhe Asociacionin. Absolutisht nuk është krijuar ndonjë marrëveshje e re”, tha Kryeziu, në RTV21.

Insistimin e Kurtit për nënshkrim, Kryeziu e konsideron si veprim politik.

“Ndonjë platformë politike, përndryshe nuk do të nënshkruajë asgjë. S’ka nevojë me nënshkru. Marrëveshjet  janë të nënshkruara nga dy kryeministrat e Kosovës në vitin 2013 dhe 2015.

Exit mobile version