Telegrafi

Kryeziu ka nevojë për ndihmën tuaj, i duhen votat për më i miri në Luzern (Foto)

Kampionati zviceran është drejt përfundimit me Baselin që tanimë ka siguruar titullin e kampionit.

Luzern i Hekuran Kryeziut është duke luftuar për një pozitë që do ta dërgojë në Ligën e Evropës.

Mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës ka pasur një stinor të mrekullueshëm me Luzernin këtë edicion.

24-vjeçari ka Gjilani ka zhvilluar 28 ndeshje këtë edicion në Superligën e Zvicrës duke shënuar dy gola fantastik.

Por e përditshmja zvicerane, ‘20min.ch’ ka bërë një sondazh për futbollistin më të mirë të vitit në Luzern.

Kryeziu aktualisht është në pozitën e dytë 364 vota dhe i nevojitën votat e tifozëve shqiptarë për të dalë i pari në këtë garë.

Mesfushori i talentuar pritet të largohet nga Luzerni në fund të stinorit, pasi mediat në Zvicër kanë shkruar se klubi bardh e kaltër do ta shesë lojtarin për të fituar financiarisht.

E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin gjerman ose atë italian.

Për ta votuar Hekuran Kryeziun duhet të klikoni mbi foton e tij pasi të hapni linkun.

Klikoni KËTU dhe votoni. /Telegrafi/