Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar ndeshjen e parë miqësore të vitit 2018.
Dardanët kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Kombëtares së Madagaskarit në Francë.
Golin e vetëm në këtë sfidë për Kosovën e shënoi talenti i ri Edon Zhegrova.
Ndërkohë njëri nga mesfushorët kryesor të Kosovës, Hekuran Kryeziu pas ndeshjes deklaroi se ndeshjet miqësore janë tejet të rëndësishme.
“Këto ndeshje miqësore që i quajmë të vogla janë shumë të rëndësishme për ne”.
“Jemi të gëzuar shumë me fitoren dhe lojën pozitive që treguam. Duhet të përmirësohemi edhe më shumë”, deklaroi Kryeziu pas ndeshjes.
Anëtari i Luzernit tha se gjatë ndeshjes kanë pasur momente jo të mira dhe duhet të përmirësohen.
“Gjatë ndeshjes kemi pasur momente jo të mira dhe kjo tregon se kemi ende punë për të bërë për tu përmirësuar”, tha Kryeziu që synon ta marrë edhe fitoren e dytë me Kosovën.
“Dëshira jonë është të fitojmë edhe ndaj Burkina Fasos”, përfundon mesfushori gjilanas. /Telegrafi/