Site icon Telegrafi

Kryeziu flet dhe sqaron të ardhmen e tij

­Hekuran Kryeziu është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme në kampionatin zviceran me Luzernin.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës mund të largohet nga skuadra e tij në fund të stinorit. Për të interesim kanë shprehur shumë skuadra të njohura evropiane.

Kryeziu është bërë kapiteni më i ri në histori të Luzernit

Gjatë ditës së sotme u fol për një interesim të Lazios, ndërsa Kryeziu tregon për Telegrafin situatën e tij.

“Aktualisht jam i fokusuar vetëm te Luzerni për t’i arritur objektivat e klubit dhe sa i përket të ardhmes nuk i dihet”.

“Lazio? Nuk mund të flas sa u përket klubeve tjera. Ai ka qenë një shkrim nga mediat italiane, por un nuk kam njohuri. Dua edhe të qartësoj se aktualisht nuk kam menaxher timin personal, siç është përmendur në media”, deklaroi Kryeziu për Telegrafin.

Aktualisht, Kryeziu është pa menaxher, ndërsa punët rreth kontratës janë kryer nga familjarët e tij.

Gjilanasi duke festuar golin e shënuar ndaj Young Boys

23-vjeçari e pranon se ka pasur oferta në janar, por që klubi i tij i ka refuzuar ato.

“Ka pasur oferta, por Luzerni nuk ka dashur të pranojë asnjë deri në verë dhe kështu kam vendosur të qëndroj”.

“Afati kalimtar i verës është ende larg dhe ta shohim se ku do ta vazhdoj karrierën”, përfundoi Kryeziu.

Gjilanasi ka shkëlqyer këtë vit me Luzernin duke shënuar edhe një gol në elitën e futbollit zviceran.

Hekurani është edhe njëri nga lojtarët kryesorë të Kosovës dhe pritet rikthimi i tij ndaj Islandës pas suspendimit. /Telegrafi/

Exit mobile version