Telegrafi

Kryevepër nga Xhaka, mesfushori realizon gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë

Granit Xhaka ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

Arsenali ishte duke pësuar humbje nga pjesa e parë kur në minutën e fundit pranuan gol.

Vendasit shënuan nëpërmjet kapitenit të tyre Luka nga pika e bardhë.

Por me të filluar pjesa e dytë Arsenali filloi sulmet.

Në minutën e 51-të erdhi edhe goli i barazimit i shënuar nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Xhaka realizoi gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Ndërkohë për 1-2 realizoi në minutën e 56-të, Alexandre Lacazette. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pKIW_L5JbL8

https://twitter.com/UTF_Sport/status/1056557576010240000