Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Garbar – Kitaroviq do ta viziton sot Maqedoninë, në një vizitë zyrtare shtetërore.
Ajo do të pritet nga niveli më i lartë shtetëror, nga homologu i saj, Gjorge Ivanov, në vilën Vodno, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy shtetarët do të kenë takim tet-a-tet, ndërkaq është paraparë edhe një takim plenar ndërmjet dy delegacioneve.
Në kuadër të vizitës së saj, Kitaroviq do të takohet edhe me kryekuvendarin Talat Xhaferi. /Telegrafi/