Telegrafi

Kryetarja e Parlamentit katalun: Masat e qeverisë spanjolle janë grusht-shtet

Kryetarja e Parlamentit të Katalunjës, Carme Forcadell, tha sonte se masat që ka ndërmarr qeveria spanjolle për shkarkimin e qeverisë katalonase dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, janë një grusht-shtet dhe një sulm ndaj demokracisë.

Siç raportojnë mediat lokale, gjatë një fjalimi televiziv, ajo është shprehur e përkushtuar për mbrojtjen e sovranitetit të Parlamentit katalon, transmeton KosovaPress.

“Është një grusht-shtet autoritar brenda një shteti anëtar të Bashkimit Evropian,” tha ajo, duke shtuar se kryeministri spanjoll kishte për qëllim “t’i japë fund një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”, tha ajo.

Ndryshe, qindra-mijëra mbështetës të pavarësisë së Katalunjës janë mbledhur sot në qendër të Barcelonës, të cilës protestë i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e autoriteteve, të udhëhequr nga presidenti, Karles Pudddemon. Demonstruesit që janë në mbështetje pavarësisë së vendit nga Spanja, gjithashtu bëjnë thirrje për lirimin e dy liderëve që janë arrestuar nga autoritetet spanjolle.