Presidenti i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, e ka uruar Majlinda Kelmendin për medaljen e artë të fitua në Lojërat e dyta Evropiane në Minsk të Bjellorusisë.
“Qëllimi jonë kryesor është që të fitojmë medalje. Ne jemi në garë për dy medalje të arta. Majlinda para pak çastesh e ka fituar medaljen e artë, duke treguar se është e përkushtuar në punë dhe sukseset nuk po i mungojnë”.
“Ajo në finale e mposhti xhudisten ruse dhe natyrisht se ky është moment historik për Kosovën”, ka thënë ai në një prononcim për RTK-në.
I pari i xhudos ka thënë se shpresojnë që edhe Nora Gjakova ta fitojë medaljen e artë edhe pse tashmë kanë kryer misionin e tyre në Minsk.
“Natyrisht se ne presim që edhe Nora (Gjakova) ta fitojë medaljen e artë, por mund të them lirisht se ajo e ka kryes misionin që e kemi pas për Lojërat e dyta Evropiane që po mbahen në Minsk”, ka shtuar më tej Kuka. /Telegrafi/