Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar disa fotografi në rrjetin social, ku tregon se të gjitha veturat që parkohen në hapësira të palejuara do të gjobiten.
Nuk janë toleruar makinat e vjetra si Lada, por as super-veturat si Lamborghini, Bentley, Mercedes-Benz dhe Land Rover, transmeton Telegrafi.
“Keq kur shkelet ligji, por edhe një farë ‘mirënjohje’ se me paratë e gjobave, bëjmë më shumë shkolla e kënde lojërash”, ka shkruar Veliaj në postimin e tij.
Raportohet se kryeqyteti i Shqipërisë, ka numër të shtuar të veturave shkaku i turistëve të shumtë, ndërsa nuk mungojnë as parkimet pa leje. /Telegrafi/