Telegrafi

Kryetari i Rinisë Demokratike Donjet Bislimi takon Barack Obama

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka arritur ta takojë shkurtimisht ish-presidentin e SHBA-së Barack Obaman, të cilit i ka folur për Kosovën.

Kreu i Rinisë së PDK-së Donjet Bislimi e ka takuar Obaman në në Berlin në një aktivitet ku ishte i ftuar nga Obama Foundation.

Gjatë bashkëbisedimit me Obaman, Bislimi i ka thënë atij se është hero i popullit të Kosovës, ndërsa ka marrë një përgjigje nga Obama: Përshëndete nga unë Kosovën. /Telegrafi/